Berat, as të vdekurit nuk lihen qetë, vidhen për hashash sendet me vlerë në varreza
Në Berat, hajdutët nuk po lënë të prehën të qetë as të vdekurit.
Vazot e Bronzit dhe e sende të tjera me vlerë po grabiten, nga të persona që sipas kujdestarit të varrezës janë përdorues të lëndëve narkotike. Ai thotë se ka vënë në dijeni policinë, por ende nuk ka asnjë masë.
Edhe te vdekurit nuk prehen te qete , ju vidhen vazot e bronzit .
Hajdutët nuk po lënë rehat as të vdekurit në varrezat e Suelasit në Berat.
"As varrezat nuk lënë rehat."
Vazot e bronzit e mbajtëset e fotografive po vidhen, ndërsa pllakat e varreve dëmtohen.
"Edhe te babai im kanë marrë, tek të gjithë."
Kujdestari Polizoi Tavanxhiu dyshon se autorët janë përdorues të lëndëve narkotike që bronzin sipas tij e shesin për të blerë drogë.
"Kam marrë gotën e varrit, janë të çmendur nga droga me shiringë."
Fenomeni thotë se ka nisur gjatë marsit dhe për këtë ka vënë në dijeni edhe policinë. Por situatë nuk ka ndryshuar.
"Denoncim kam bërë në polici dhe i lutem që të merren masa."
Hajdutët e varreve kryesisht veprojnë natën, kohë kur në zonë mungojnë kontrollet e policisë dhe lëvizjet e njerëzve të periferinë e Beratit janë të pakta.
