Maliqi: Edhe pak ka mbetur nga etja për ndryshim, entuziazmi ynë ka tërbuar Rilindjen

Kandidati i LSI-së në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi shkruan në Facebook se edhe pak ka mbetur nga uria e shqiptarëve për ndryshim.

Maliqi ka bërë me dije se ditën e nesërme në berat do të jetë e pranishme edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kyemadhi për të cilën premton një mikpritje të madhështore.

Maliqi: Edhe pak ka mbetur qe te shpërtheje etja dhe uria e shqiptareve për ndryshim. Jemi te gjithë bashke dhe entuziazmi ynë ka tërbuar Rilindjen. Kështu siç jemi, te gjithë nesër, te bëhemi bashke ne orën 10:30, ne pallatin e kulturës ne Berat, për te pritur ne mënyre madhështore, Kryetaren e LSI-se, znj. Monika Kryemadhi. Te përmbyllim fushatën elektorale ne Beratin qe do i japë 3 mandate te sigurta LSI-se me 25 Prill.