A ka bërë Rama botoks?Rakipi në Rtv Ora: Shqetësues botoksi me të cilin mbulon problematikat e vendit

Pas intervistës së kryeministrit Rama me gazetarin Ylli Rakipi në shumë portale qarkulluan lajme se Rama ka bërë botoks.

Kryeministri në përgjigje të tyre sot tha se ndihem mirë sikur fytyra ime ka bërë botoks, është efekti i pandemisë.

Vetë Rakipi, i cili e kishte ballë për ballë, tregoi për Rtv Ora të vërtetën rreth kësaj.

Rakipi: Më shumë se ideja që Rama ka përdorur botoks më shqetëson fakti i botoksit që përdoret për të mbuluar problemet që ka vendi dhe jo botoksi që mund të vërë një njeri në fytyrën e vet, qoftë ky dhe kryeministri i Shqipërisë. Boja, ngjyra e flokëve po e përdorin të gjithë politikanët shqiptarë. Botoksi ka hyrë në botën femërore. E dëgjova në mëngjes në Tiranë, tha se unë kam marrë më shumë dritë dhe diell sesa këta që më përmendin por nuk është një gjë e rëndësishme.

Shqiptarët janë më të varfër në këto prag zgjehdjesh, nuk kanë para për të blerë ushqime.

Ndërkohë janë rritur depozitat e të pasurve dhe janë ulur apo nuk ka fare depozita nga shtresa e mesme apo e ulët.

Qeveria nuk ka një strategji dhe program në këtë fushatë sesi mund ti ndihmojë shqiptarët.

Ndërsa kryeministri vazhdon të shfokusojë vëmendjen nga problemet reale dhe sot foli për fantazitë prej adoleshenti për Mimi Kodhelin.

Gazetari Rakipi e shpjegon kështu strategjinë e Ramës për të mos u marrë me problemet reale, por për të sulmuar kundërshtarët.

Rakipi: Kur problemet janë të tilla për vendin një politikan race si Rama përpiqet të përdorë metodologji për të marrë kredite. Përpjekja e tij për të bërë fushatë negative. Opozita nuk është se ju ka përgjigjur.Programin për katër vitet që vijnë duhet ta prezantojë opozita, kurse Rama duhet tu tregojë se çfarë ka bërë në këto 8 vite.

Intervistoi Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana