Programi i LSI-së/ Edmond Haxhinasto: Kemi nevojë për një formalizim të ekonomisë
Ish- ministri dhe njëherazi kandidati për deputet në Tiranë për LSI-në, Edmond Haxhinasto, ka thënë se vendi ynë ka nevojë për një formalizim të ekonomisë.
I ftuar në Ekopolitikë, ai ka treguar programin ekonomik të LSI-së, duke thënë se kostoja e transaksionit do të ulet 5%.
Edmond Haxhinasto: Ne kemi nevojë për një formalizim të ekonomisë, sot ekonomia jonë është 50% informale. Ne kemi thënë se çdo trasaksion privat do të jetë privat, kemi marrë të ardhurat e 750 familjeve që e kanë konsumin mujor rreth 250- 300 mijë lekë në muaj të vjetra. Vetëm nga formalizimi i tyre, nga pagesa e tvsh, dhe nga tatimi i fitimit për këto biznese që ushtrojnë këto lloj aktiviteti privat, përjashtuar atë publik, ne e rrisimin buxhetin e shtetit. Kjo është një mënyrë kompensimi për të futur në buxhetin e shtetit ato të ardhura që do vijnë nga ulja e taksave. Kostoja e transaksionit do të ulet 5%.