Buxhuku: Shqipëria i ka të gjithë potencialet e duhura për të qenë në vend i begatë, duhet të ndryshohet politika

Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, ka thënë se këtë vit industria e turizmit do të jetë pozitive, pasi masat kufizuese po vijnë drejt lehtësimit.

I ftuar edicionin e lajmeve të Ora News, ai ka folur në lidhje me ekonominë në vitet e ardhshme, duke thënë se Shqipëria i ka të gjitha potencialet për të qenë një vend o begatë, nëse do të ndryshojnë politikat.

Gjergj Buxhuku: Çfarë do lloj hapje që bëhet në vendet e Bashkimit Evropian, është i mirëpritur dhe lehtësues, ka efekt pozitiv dhe në ekonominë shqiptare. Janë politika që varen nga BE-ja, ajo që na takon ne është të zëmë vendin tonë. Kjo është detyra jonë.

Sa mund ta kufizojë pasaporta e vaksinimit ekonominë e vendit?

Gjergj Buxhuku: Ne nuk mund të veprojmë ndryshe nga vendet e Bashkimit Evropian, nëse ata do e vënë si kusht ne duhet të bindemi, janë ata që vendosin. Ne të vazhdojmë procesin e vaksinimit të vendit dhe të shikojmë se cilat janë politikat tona liberale për turistët.  Natyrisht të shikojmë hap pas hapi se cilat janë politikat tona. Ne kërkojmë që ta vëmë industrinë e turizmin në punë këtë vit. Nëse BE e ka marrë këtë vendimin e pasaportës ne do duhet ta repektojmë.

Mendoj se ky vit do të jetë me pozitiv përsa i përket turizmit.  Shqipëria i ka të gjithë potencialet e duhura për të qenë në vend i begatë. Duhet të rregullojnë politikat e zhvillimit. Kemi shansin e madh se përveç pasurve tona kemi edhe një politikë të partnerëve ndërkombëtarë që i i kushtojnë një vëmendje Shqipërisë. Erdhmja do të jetë pozitive nëse do të ndryshojnë politikat.

Intervistoi Siklajda Shorja, përgatiti Anila Kolgjini