Ministrat në fushatë, Qëndresa Qytetare i bën thirrje: Ktheni rrogën

Ditën e sotme, në orën 10 përpara zyrave të Postës tek "Rruga e Elbasanit" Qëndresa Qytetarë ka dhënë një deklaratë për median mbi aktivitetin e Ministrave në fushatë si shkelës të Kodit Zgjedhor dhe Moral. Ata kanë kërkuar kthimin e pagës në buxhetin e shtetit për ditët që nuk kanë qenë në zyrat e shtetit.

Deklarata:

"Pritet që sezoni turistik të jetë shpëtimi i ekonomisë tonë, ministri i Mjedisit dhe i Turizmit te ndodhet larg zyrës së tij .

Që kështu absolutisht ne bashkë me ekipin e Qëndresës jemi këtu për t'i drejtuar letra të tre këtyre zyrtarëve që më së paku të kthejnë rrogën e tyre në buxhetin e shtetit pasi jo vetëm qytetarët duhet të gjenden përball retorikës ku duhet të sakrifikojnë më shumë, ku duhet të kenë vetëmohim apo përgjysmim pagash, ndërkohë që titullarët e institucioneve, largohen nga institucioni dhe megjithatë ata marrin pagën e tyre.

Por ajo që është më e rëndësishmja për të dhënë një mesazh sot është  që këto titullar, këta menaxher të lartë të shtetit të kthehen në zyrat e shtetit atje ku kanë nevojë më shumë qytetarët pasi absolutisht taksapaguesit, paguajnë që ata të jene në detyrë nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 4 pasdite."