Mediu: Më 25 Prill, përplasen dy botë, një regjim i korruptuar përballë demokracisë
Për kryetarin e PR-së Fatmir Mediu 25 prilli nuk është vetëm data e votimeve parlamentare, por dhe momenti kur duhet të ndahen dy botëkuptime. Në bisedën me gra dhe të rinj në tiranë, ai theksoi se shoqëria shqiptare duhet të bëjë më shumë për të ruajtur traditën e familjes
"Ka gjë më të shenjtë për ne sesa familja?
Kjo është vlera që ne kemi pasur ndër vite dhe këtë vlerë duhet t`a ruajmë dhe t`a çojmë përpara, dhe në emër të kësaj vlere, ne duhet të përpiqemi që të çohemi dhe të reagojmë kundër se keqes," tha ai.
E për këtë Mediu bëri thirrje për pjesëmarrje masive në votime.
"Në 25 Prill, përplasen dy botë me njëra-tjetrën. Bota e Edi Ramës që përfaqëson një regjim të korruptuar dhe të inkriminuar, dhe bota e shqiptarëve që duan një demokraci ku të gjithë janë të barabartë përballë ligjit," u shpreh kreu i PR-së.
Sipas Mediut në qendër të programit të koalicionit PD-“Aleanca për Ndryshim”, është vendosur angazhimi i njerëzve dhe familja.