Gjiknuri me banorët e Rajonit 5 në Vlorë: Ndryshimi i kahjes politike sjell bllokimin e çdo investimi

Rikualifikimi urban i lagjeve dhe zonave informale të Vlorës, do jetë në qendër të vëmendjes të qeverisë pas 25 prillit.

Ky ishte premtimi i drejtuesit politik të Partisë Socialiste në këtë qark, Damian Gjiknuri gjatë takimit me banorët e rajonit 5 në Vlorë.

"Këtu është nisur një rrugë,, një rrugë që ne duam ta çojmë deri në fund prandaj them është për veten tonë, është për Vlorën. Këto vepra të mëdha të nisura, duhet të përfundojnë, nuk kanë përfunduar akoma. Një pjesë janë bërë , ju jeni dëshmitarë vetë të ndryshimeve, një pjesë tjetër janë duke u bërë," tha ai.

Sipas Gjiknurit mbështetja e Partisë Socialiste më 25 prill do të sjellë mundësi të reja për zhvillimin e zonës dhe mundësi të reja për të ardhmen e fëmijëve nën krijimin e një atmosfere  të qetë  larg situatave të tensionuara që Vlora i ka provuar në të kaluarën.