Protesta për HEC-in në Mirditë, mbërrijnë në Gjykatë 4 të arrestuarit
Kanë mbërritur në Gjykatë 4 personat e arrestuar në lidhje me protestën e zhvilluar të dielën më 11 prill, kundër Hec-it dhe ndërtimit të fabrikës së ujit në Thirrë të Mirditës.
4 të arrestuarit, Besnik Paci, Etnik Berisha, Endrit Bytyqi, Çlirim Gerbeshi akuzohen për bllokimin e rrugës dhe kundërshtimin me dhunë të efektivëve të policisë.
Në ambientet jashtë Gjykatës, janë mbledhur dhjetëra aktivistë të LVV dhe forca të shumta policie.
Nga ana e aktivistëve dëgjohen thirrjet "Liri" dhe "Lironi aktivistët."
Sipas të dhënave, prokurori Francesk Ganaj ka kërkuar burg për 4 të arrestuarit dhe pritet vendimi që do marrë gjykata.
Banorët pretendojnë se po shkatërrohet ekosistemi i kësaj zone nga ndërtimi i një hidrocentrali në Thirrë të Mirditës dhe për këtë arsye kanë protestuar ditën e dielë, më 11 prill.