Doli patronazhist i Berishës, gazetari: Kam vendosur ta marr me sportivitet

Kam vendosur ta marr me sportivitet

Kështu shprehet gazetari i njohur sportiv, Ervin Baku, i cili pas publikimit të të dhënave personale, rezulton të jetë patronazhisti i ish kryeministrit Sali Berisha.

Përmes një reagimi në Facebook, Baku e merr me sportivitet këtë fakt

Kam marrëdhënie shumë të mira me Doktor Berishën, që prej më shumë se 20 vjetësh. Dhe natyrisht që nuk ndikojmë në bindjet e njëri-tjetrit. Qofshin këto artistike, kulturore, sportive apo edhe politike. Se do të isha patronazhist i tij, kjo më duket pak butaforike.

Meqë jemi në prill dhe dihet me çfarë "feste" fillon ky muaj, kam vendosur ta marr me sportivitet çdo lajm të ditëve të këtij muaji”, shkruan në një reagim të tijin në Facebook gazetari i mirënjohur sportive.