Delegacioni i BE në Shqipëri: Personat me nevoja të veçanta po përballen me pengesa për pjesëmarrjen në zgjedhje

Delegacioni i Bashkimit Evropian me anë të një postimi në Twitter shprehet se komuniteti i personave me nevoja të veçanta që jetojnë në Shqipëri, po përballen me disa pengesa që nuk lejojnë pjesëmarrjen e tyre të barabartë në zgjedhje.

Mesazhi i Deleganionit të BE:

"Sipas regjistrimit të fundit, ka 176,000 persona me nevoja të veçanta që jetojnë në Shqipëri.

Ky komunitet po përballet me disa pengesa që pengojnë pjesëmarrjen e tyre të barabartë në zgjedhje. Dëgjoni mesazhin e tyre në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit"

Në video mesazhin e postuar në Twitter, ky komunitet kërkon të drejta të barabarta për të votuar.

"Unë kërkoj që qeveria e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021 të mos tolerojë pazbatueshmërinë e ligjeve, rregulloreve dhe udhëzimeve të cilat janë miratuar ndër vite për të krijuar akses të barabartë për personat me aftësi të kufizuar. Kërkoj në mënyrë të veçantë zbatimin e masave për mënjanimin e pengesave në komunikim dhe infrastrukturë, në ofrimin e shërbimeve publike për personat me aftësi të kufizuar. Kërkojmë qytete të aksesueshme në mënyrë që personat me aftësi të kufizuara të mos pengohen në lëvizjen e pavarur, ato të rrezikojnë edhe jetën. "