Autori i disa vjedhjeve, arrestohet i mituri në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2021, 09:27
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 17 vjeçar për veprën penale "Vjedhja."
Sipas njoftimit të policisë, i mituri me iniciale M.B, gjatë natës ka kryer 2 vjedhje.
Gjithashtu ky shtetas dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të tjera në Qarkun e Tiranës. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan disa prej sendeve të vjedhura.
Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë për veprime të mëtejshme.