Aksident në Divjakë, humb jetën 19 vjeçarja, plagoset shoferi dhe pasagjeri tjetër

Një 19 vjeçare humbi jetën dhe dy të rinj mbetën të plagosur në një aksident në Parkun Kombëtar të Divjakës.

Makina me të cilën udhëtonin nga Divjaka drejt Plazhit doli nga rruga dhe u përplas me pemët.

Viktimë mbeti 19 vjeçarja Elsa Meçe, banuese në fshatin Zharnec  .

Sipas burimeve ajo po udhëtonte në sediljen e parë dhe dyshohet se nuk kishte vënë rripin e sigurimit.

Trupi i pajetë mbeti për shumë se një orë i bllokuar në makinë dhe për ta nxjerrë u kërkua ndihma e forcave zjarrfikëse që prenë mjetin.

Të plagosur mbetën edhe drejtuesi i automjetit, 25 vjeçari Vilson Hoxha nga Divjaka dhe Daniel Doda nga Vlora.

Ata u dërguan në Spitalin e Lushnjës ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Burimet thonë se 19 vjeçarja që mbeti viktimë e aksidentit është e fejuara e njërit prej të rinjve të cilët besohet se kishin dalë për shëtitje në parkun Kombëtar të Divjakë -Karavastasë.

Shkak për aksidentin dyshohet se është bërë shpejtësia e lartë e lëvizjes dhe humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit.

https://youtu.be/RXHQ8crBbPs