"Kanë lënë postin dhe bëjnë fushatë"/ LSI çon në SPAK Niko Peleshin dhe tre zyrtarë të tjerë në Korçë
Kandidati i LSI për qarkun e Korçës, Endrit Brahimllari ka dorëzuar në Prokurori kallëzimin penal ndaj zyrtarëve të lartë të institucioneve shtetërore në Korçë.
Për mediat bëhet e ditur se dosja është dorëzua në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, që me ndryshimet në kodin elektoral ka detyrim të hetojë krimet zgjedhore.
Niko Peleshi, drejtuesi politik i qarkut Korçë
Petrika Tollkuci drejtor i FSDKSH në Korçë
Ilir Bajlozi, drejtori rajonal të ISSH Korçë
Artur Qeramixhi drejtor i OSSHE-së
Sipas Brahimllarit të akuzuarit kanë lënë detyrën shtetërore për t'u angazhuar në fushatë në krah të Partisë Socialiste.
Por për Petrika Tollkucin dhe Ilir Bajlozin akuzat nuk qëndrojnë.
Madje ata i janë përgjigjur me padi në Gjykatën e Korçës.
Edhe vëzhguesit vendor kanë tërhequr vëmendjen ëpr angazhimin e administratës shtetërore në fushatën elektorale.