A rrezikojmë të jemi në kufijtë e një përndjekje dixhitale?
I ashtequajturi “patronazh”, ishte nje institucion qe ne komunizem aplikonte nje forme mbikqyrje informale dhe korrektuese ndaj “elementeve” me sjellje jo te pershtatshme shoqerore. Patranozhi ishte aq i perhapur sa shtrihej deri ne shkollat fillore ku nxenesve “te dobet” iu caktoheshin nxenesit e “mire” qe ti korrektonin. Problemi me implementimin e kesaj praktike nuk eshte ne thelb thjesht vetem nje ceshtje juridike.
Sot ka nje debat te gjere mbi te dhenat qe ne si qytetare kemi vendosur ti bejme publike nepermjet rrjeteve sociale apo formave te tjera komunikuese. Problemi i “patronazhit” eshte shqetesues per arsyet e meposhtme perfshi dhe ate kushtetuese:
1- Mos shkeputjen nga e shkuara komuniste.
Mungesa e reflektimit ndaj formave bolshevike te kontrollit te shoqerise nga partite politike tregon qe tranzicioni ideologjik nuk ka perfunduar.
Por ne vend te shkeputjes prej formave autoritare dhe binare ku korrektimi behej nepermjet mbikqyrjes dhe denoncimit, ato riciklohen nga parti politike duke u sofistikuar dhe duke ruajtur te njejtin funksion ne thelb. Askush nuk di te thote nese ky database eshte thjesht per te kuptuar qasjen politike te individeve apo dhe per te punuar me ta per tiu “korrektuar” voten.
2- Qasja penale ndaj shoqerise.
Survejimi dhe marrja ne patronazh nenkupton nje mardhenie bardh e zi, miq dhe armiq. Armiqte duhen survejuar, mbikqyrur dhe korrektuar. Kjo eshte faza parandaluese. Por nuk dihet se cfare ndodh me fazen shtrenguese apo ndershkuese. Psh a perdoret ky database si burim informacioni per profilizimet e “mbeshteteseve” dhe “jo mbeshtetesve” te partise politike, a perdoren konkluzionet e nxjerra nga database si reference ne rastet e punesimit, emerimet ne institucionet e pavarura, aplikimit per fonde publike etj.
Fakti qe ky database egziston dhe eshte deri diku ne sofistikim e siper, ne mungese te nje transparence te plote, e ben shtrirjen e perdorimit te tij shume komplekse.
3-Sjellje antikushtetuese.
Mbledhja informale e te dhenave personale ne menyre masive nga nje subjekt politik dhe perdorimi i tyre ne funksion te zgjedhjeve eshte teresisht ne shkelje te ligjit sikurse do te ishte edhe po te behej nga nje agjenci shteterore nese nuk do te kishte arsye te forta ligjore. Pyetja qe ngrihet eshte se cili eshte rroli i patronazhistit ne lidhje me individin qe monitorohet? Si mblidhen te dhenat per te, cfare te dhenash mblidhen, dhe si perdoren keto te dhena ne kuptimin ligjor.
Ne cdo rast ketu jemi perballe shkeljes se nenit 8 te Konventes Europiane te se Drejtave te Njeriut. Ne Big Brother Watch and Others v. the United Kingdom, GjEDNj ka vendosur kufizime te rendesishme ne rastet e mbedhjes masive te te dhenave nga institucionet publike. Ne rastin konkret situata eshte edhe me e komplikuar pasi nje subjekt politik nuk mund te perdori institucionet shteterore ne interes te saj dhe ne rastin konkret te nderhyje ne te drejten e privacise duke kryer keshtu shkelje kushtetuese.
Ne teresine e tij, problemi i shfaqur eshte serioz per cilesine e demokracise ne kete vend. Ne te tilla skizma, njerzit nuk duhet ta marrin krah politik por te kundershtojne me force cdo lloj forme big political brotherizmi te shoqerise.
Kjo rrezikon te na coj ne nje fare persekutimi dixhital, te padukshem, i cili nuk le gjurme dhe ku individi habitet sesi nuk arrin dot te aksesoj pozicionet dhe sherbimet publike.
Tanime duket se mund te kete edhe nje fakt me shume sesi funksionojne mekanizmat jo demokratik ne funksion te nje subjekti politik qe drejton ne nje sistem politik demokratik. Keto mekanizma informal jane ne kundershtim me parimet e shtetit ligjor dhe rrolin e partive politike ne shoqeri sipas Kushtetutes dhe ligjit per partite politike.