Osimhen me zemër të madhe, gjen dhe ndihmon vajzën në Lagos

Një imazh që i kishte prekur të gjithë, ka vënë në lëvizje Victor Osimhen, sulmuesin e Napolit. Lojtari duke parë ato pamje të dhimbshme të një vajze me një këmbë në Lagos duke shitur ujë për të fituar diçka dhe me bluzën “No Pain No Gain”, Pa dhimbje, Pa fitim, vendosi të niste kërkimin për ta gjetur dhe për të kontaktuar me të që ta ndihmonte sadopak. Lojtari në rrjetet sociale kishte bërë një njoftim për ta ndihmuar nëse dikush e njihte dhe 2 ditë më vonë mori lajmin e gëzueshëm, ishte Mary Daniel vajza që kërkonte  dhe më në fund ranë në kontakt dhe paten një bisedë në rrjetet sociale.

“Përshëndetje, jam i lumtur që të gjeta. Si jeni? E di që nuk është e lehtë. Edhe unë kam qenë në rrugë kur isha i vogël dhe shisja ujë si ty, më dhemb shumë kur të shoh. Unë dëmtova shpinën dhe sot ndihem më mirë dhe jam këtu për t'ju ndihmuar”, i drejtohej sulmuesi nigerian vajzës e cila buzëqeshte dhe e falënderonte shumë e emocionuar për veprimin e futbollistit.

Osimhen i premtoi vajzës që do të jenë në kontakt dhe do ta ndihmojë gjithmonë teksa i la takim edhe në vendlindje, sapo sulmuesi i Napolit të rikthehet në Nigeri, ndoshta në fund të sezonit.