Mediu: 25 prilli ditë e rëndësishme, do të thyejmë të keqen e këtij vendi dhe regjimin e korruptuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2021, 12:05
25 prillin kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu nuk e sheh vetëm si një mundësi për rotacionin e pushtetit. Në takimin me mbështetësit e tij në Kamzë dhe Paskuqan, ai u shpreh se përmes votës shqiptarët do të shprehen kundër arrogancës së kryetarit të PS.
"Në datën 25 prill le të dalim me forcë dhe me kurajo dhe të votojmë në emër të dinjitetit tonë, të familjes sonë. Ka një rrugë për të larguar të keqen, sidomos në demokraci, dhe rruga është pjesëmarrja e gjithsecilit. Detyra e parë është të shkojmë të votojmë," u shpreh ai.
Mediu ftoi qytetarët të votonin masivisht në 25 prillit, pasi sipas tij kjo është e vetmja formë demokratike për të larguar të keqen.