Gjiknuri: Vota për Partinë Socialiste, siguri për vijimësinë e investimeve
Drejtuesi i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri e zhvendosi fushatën elektorale këtë të mërkurë në fshatin Kërkovë.
Infrastruktura mbetet shqetësimi kryesor për banorët, ndaj drejtuesi politik i PS në këtë qark premtoi më shumë investimet për zonat rurale .
"Me qëllim që të nxit më shumë për investime, të kem më shumë akses në vendimmarrje, por të mbyll dhe hallet tuaja që janë halle të fshatit," tha ai.
Nëse forca që ai përfaqëson do të marrë mandatin e tretë një ndër prioritetet e projektit do të jetë investimi infrastuktor.
"Projektin e parë më të rëndësishëm. Pse? Kjo do të japë dhe shumë zhvillim zonës se do lidhë gjithë këto fshatra me rrugët nacionale," vazhdoi ai.
Gjiknuri u shpreh se zgjedhjet e 25 Prillit do të sjellin më shumë siguri për vijimësinë e investimeve.