"Bërdica më e bashkuar se kurrë", Bushati: Fitorja nuk ka qënë kurrë më e qartë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2021, 10:44
Kandidati për deputet dhe kryesisë i listës së PD në qarkun e Shkodrës Helidon Bushati vijon takimet me qytetarët.
Së fundmi ai është ndalur në Bërdicë, banorët e së cilës janë të bashkuar për të arritur një fitore historike më 25 Prill.
Helidon Bushati: "Bërdica më e bashkuar se kurrë! Bërdica nuk ka kohë më për të humbur. Do të fitojmë, thellë, sepse ky është bashkimi më i madh i berdicianëve të ndershëm. Fitorja nuk ka qënë kurrë më e qartë. Jemi shumica sepse jemi bashkë! Jemi shumë! #VotoniPartinëDemokratike#FitoreHistorikeMe25Prill"