Basha citon Transparency International: Shqipëria e para në rajon me nivel ryshfeti 34%
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2021, 09:22
34% e familjeve shqiptare janë të detyruara të paguajnë ryshfet për të marrë shërbime bazike.
Kështu shprehet kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një instastory të rradhës.
Teksa citon Transparency International, kreudemokrati shprehet se Shqipëria është e para në rajon me një nivel ryshfeti prej 34%.