Apeli e la të lirë kardiologun Edvin Prifti, SPAK rekurs në Gjykatën e Lartë

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK do t’i drejtohet Gjykatës së lartë për ti bër rekurs vendimit të datës 2 Mars 2021 të Gjykatës të Apelit lidhur me kardiologun Edvin Priftin.

Kjo gjykatë e ndryshoi masën e sigurisë për shefin e kardiokirurgjise Prifti nga arrest me burg, në pezullim detyre.

Kështu SPAK kërkon rikthimin në qeli të mjekut, raporton Ora News.

Kardiokirurgu Prifti akuzohet se i mori ryshfet kryesekretares së Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 milionë lekë cash në zyrë e shtëpi.

Arrestimi i tij u bë disa ditë më parë, pas hetimit disa mujor të SPAK, ku së bashku me të u prangosën edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha, teksa po zhvillonte seancën gjyqësore për lirimin e një tjetër të dënuari, Saimir Petani.

Mes të arrestuarve ishin edhe sekretarja e gjykatës, Emanuela Mallkuçi eksperte shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë korrupsioni bënin lirimin e të dënuarve.