Ndërroi jetë në sallën e lindjes 31 vjeçarja nga Fieri, mjeku: Shkak i vdekjes infarkti akut
Detaje të reja janë mësuar nga hetimi për vdekjen e 31 vjeçares nga Mallakastra në sallën e lindjes së Maternitetit të Fierit.
Mjekët që trajtuan rastin që përfundoi në mënyrë tragjike, në dëshminë e tyre kanë thënë se e reja vdiq si pasojë e një infarkti akut të miokardit.
Por ky nuk është ende shkaku zyrtar, për të cilin pritet përfundimi i ekspertizës që po kryhet nga ekspertët ligjorë nga Tirana me kërkesë të prokurorisë.
Lexo edhe: Ndërron jetë pas lindjes së foshnjës 31 vjeçarja në Fier , familjarët akuzojnë mjekët
Elisabeta Lamaj, nënë e një vajze 3 vjeçe ishte paraqitur në maternitetin e Fierit për të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.
Sipas dëshmisë së mjekëve, ajo ndërroi jetë menjëherë pas anestezisë së pjesshme që aplikohet para lindjeve me operacion cezarian.
Në këto kushte, mjeket ndërhynë duke shpëtuar foshnjën e cila gëzon shëndet të plotë!
Sipas dosjes hetimore, menjëherë është njoftuar Policia e Fierit e cila ka kryer veprimet proceduriale dhe bashkëshorti i 31 vjeçares i cili ka bërë kallzim për mjekim të pakujdesshëm!
Pas marrjes së denoncimit, Prokuroria e Fierit ka nisur punën për të hetuar shkaqet e vërteta të vdekjes së sallën e lindjes të gruas së re.