Pasiguria për votën e Tahirit, Lleshaj dhe Xhafaj/Duma: PS e copëtuar në terren, secili kandidat punon për numrin e tij

Krahas skandalit në vetëvete, database e PS me të dhënat e 910 mijë qytetarëve kishte edhe situata komike dhe qesharake në vetëvete.

Sipas këtyre të dhënave, PS i konsideronte vota ta pasigurta tre ish-ministrat e saj të Brendshëm, Saimir Tahirin, Sandër Lleshajn dhe vetë Fatmir Xhafaj që është kandidat për deputetet në listën e PS për Tiranën por në një pozicion të pasigurtë.

Grida Duma nga PD  thotë se kjo është një luftë brenda llojit. Për Rtv Ora ajo thotë se janë totalisht të copëtuar në terren dhe secili nga kandidatët e PS po punon për numrin e vet dhe jo partinë.

Duma: Nuk ka ndonjë çudi të madhe që e konsiderojnë ashtu sepse lufta brenda llojit po ndjehet. Në çdo nivel po të shikoni, Rilindja me votat nominale që do të jenë në fletë është bërë copë sa i përket përçarjes së kandidatëve të vet. Është e kuptueshme. Në vitin e 8 kur ndryshimi do të ndodhë secili përpiqet të mbrojë pozicionin dhe ti tregojë partisë së vet se unë kam ca vota. Askush nuk po bën betejën për të shkuar drejt zonës gri me ndonjë program apo ofertë, apo të thotë kemi bërë këtë keq por shiko se do të përmirësohemi këtu.Arsyeja pse nuk e bëjnë është se ai që i drejton këta nuk ka asnjë ndjesë publike për çfarëdolloj gjëje që nuk është bërë.

Sot gjithçka është katrahurë por kemi një njeri delirant që thotë se ne bëmë ato mrekullitë.Lufta brenda tyre e ka copëtuar totalisht gjithë mundësinë e tyre për të bërë bashkim dhe maksimizim, janë totalisht të copëtuar në terren, secili po punon për numrin e vet.I konsideron jo të vetët se kanabizimin e v endit nuk e bën dot një ministër, e bëri Rama. Reformën në drejtësi nuk e bën dot një ministër kështu apo ashtu, e bëri Rama. Një ministër të Brendshëm që e ka familjarin të implikuar, e bëri Rama.

Janë njerëz që janë përdorur dhe janë shkelur dhe sigurisht që i ka kundër, diku nuk deshi ti vendoste fare në listë.Ky mban vetëm ata që i ka të vegjël dhe të përdorshëm. Kur marrin ndonjë fizionomi dhe bëjnë një identikit të vetin nuk i do më se nuk i shërbejnë më. Grupimi i PS sot nuk ka asnjë lidhje mne atë që ne  e kemi parë si PS. Majkon e vendosi në listë natën e fundit, Ministren e Drejtësisë po ashtu.Ka bërë futje të shtrënguara nga rrethanat.Ju e dini që atë që bëri me Tahirin nuk e bëri me Veliajn për çështjen Ndragheta. Atë e shiti, kurse për Veliajn mbylli të gjitha mediat të mos thonë asgjë përveç jush apo ndonjë tjetër. Ai i trajton të vetët, ose të shtypur ose jo të mitë.

Intervistoi Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana