Banderolat mbi godinën e ‘Radio Shkodra’ , simpatizanët demokratë ngrihen në protestë

Sipmatizanë të Partisë Demokratike janë ngritur në protestë për banderolat që janë vendosur në godinën e ‘Radio Shkodra”.

Siç shihet edhe në videon e siguruar nga Ora Neës, një grup qytetarësh janë mbledhur përpara godinës, ku kërkojnë dhe heqjen e banderolave.

Në banderolë shkruhet se nuk ka asnjë shans për Kryedemokratin Lulzim Basha, ish-kryeministrin Sali Berisha, Presidentin Ilir Meta dhe Kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Pak më parë në lidhje me këtë ka reaguar edhe Partia Demokratike dega Shkodër, ku një një postim që ka bërë në rrjetet sociale e ka konsideruar si provokim dhe fyerje për qytetarët shkodranë.

Lexo edhe: PD- ja: Provokim i ulët. Fyerje për shkodranët