Bushati: Vendet evropiane janë të mbyllura, ne jemi ndër vendet e pakta ku funksionon ekonomia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2021, 22:06
Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, deputeti i PS-së Ervin Bushati u shpreh se Anglia, Gjermania, Franca apo Spanja janë vende që janë të mbyllura sot dhe vendi ynë është ndër vendet e pakta ku funksionon ekonomia.
Bushati: Anglia, Gjermania, Franca apo Spanja janë vende që janë të mbyllura sot. Ne jemi ndër vendet e pakta që funksionon ekonomia. Jemi e vetmja forcë politike që bëjnë hamendësime, sepse ai që shikoni ju është kandidat nga Marsi që nuk e pranon realitetin.
Ne po garojmë dhe mendojmë se jemi garues më të mirë dhe PD ka për të qenë gjithmonë parti e dytë. Ne po e krahasojmë vaksinimin, me çfarë ta krahasojmë.