"Unë dëgjova ministren dhe erdha këtu"/ 60-vjeçares me sëmundje kronike nuk ia bëjnë vaksinën

Pa u hapur ende çadrat e vaksinimit në sheshin Skënderbej, qytetarët e interesuar  ishin vendosur në pritje.

 Personat mbi 60 vjeç,  ishin të paqartë për rregullat e injektimit të dozës anticovid. 

"Deri të 60, tani thonë 65. Ne kemi zënë dhe rradhë," thotë një qytetare.

"Unë tani kam zënë radhë këtu, nuk di çfarë të bëj," thotë qytetari.

 Megjithatë, dhe të sëmurët kronikë u refuzuan.

"Jo nuk e bëra. Ministrja mbrëmë tha 60 e sipër ata që janë me sëmundje kronike. Atëherë unë jam 61 kam dhe sëmundjen kronike. Nuk bëhet më thanë, ku di unë ministrja e merrka kështu si me qenë fshesaxhie," thotë qytetari.

"Ministrja tha të hënë 60 vjeçaarët em sëmundje kronike do vaksinohen dhe unë erdha, as vaksninë nuk bëra asgjë, jam lodhur jam bërë...," thotë qytetarja.

Lexo edhe: “500 mijë vaksina brenda majit”, Manastirliu: Nga sot nisin grupmoshat +60 vjeç

Blerta Berberi, drejtore e QSH 8 në Tiranë shpjegon mënyrën se si do të kryhet vaksinimi i + 60 vjeçarëve duke thënë se ka prioritet edhe mes këtij grupi.

"Kjo hapje do të bëhet në mënyrë graduale sipas referimeve dhe prioriteteve të përcaktuara nga mjekët e familjes nisur nga sëmundjet kronike që pacientët e tyre paraqesin," thotë Berberi.

 Ndërkohë procesi i vaksinimi për të ata mbi 65 vjeç, vijon normalisht, deri tani janë vaksinuar mbi 180 mijë të moshuar me vaksinën kineze sinovak.

Për pocesin e vaksinimit janë shpenzuar nga buxheti i shtetit 1 mld lekë vetëm për vaksinat kineze, shifër e cila u bë publike në mbledhjen e sotme të komisionit të shëndetësisë.

"Kjo kërkesë i referohet përkatësisht aktit normativ për miratimin e marrëveshjes për furnizimin me vaksinën kundër covid-19 të prodhuara në Kinë."

 Gjithashtu këtë të hënë pritet të vijnë në vendin tonë edhe 7020 doza vaksina nga Pfizer.

Lexo edhe: Pa u hapur ende çadrat, 60 vjeçarët në radhë për tu vaksinuar