Borxhi i pashlyer/ Të rinjtë dhunojnë dhe mbajnë peng për 30 minuta 27-vjeçarin në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2021, 10:13
Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Të arrestuar janë Amarildo Mustafa, 23 vjeç e Serdion Kamberaj 20 vjeç, banues në Vlorë.
"Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar fizikisht shtetasin A. I., 27 vjeç, banues në Vlorë, të cilin e kanë mbajtur përreth 30 minuta në banesën e shtetasit S. K., me pretendimin se i kishte borxh shtetasit A. M., një sasi lekësh të cilën ende nuk ia kishte shlyer" informoi sot policia e Vlorës.