Ndërron jetë pas lindjes së foshnjës 31 vjeçarja në Fier , familjarët akuzojnë mjekët
Një 31 vjeçare humbi jetën në sallën e lindjes në maternitetin e Fierit për shkaqe që mbeten ende të paqarta para se të sillte në jetë fëmijën e saj të dytë.
Ngjarja e rëndë u shënua ditën e shtunë, ndërsa viktima është identifikuar Elisabeta Lamaj nga Mallakastra.
Burimet thanë se gruaja është ndjerë keq sapo ka bërë spinalen dhe ka ndërruar jetë.
Në këto kushte, mjekët kanë ndërhyrë duke shpëtuar foshnjën e cila mësohet se gëzon shëndet të plotë.
Pas kësaj rrjedhe tragjike, dhe në kushtet kur ende nuk ka një qëndrim përfundimtar për shkakun që i mori jetën 31 vjeçares, familjarët kanë kërkuar hetime për trajtimin e rastit.
Burime pranë familjes thonë kanë qenë deklarimet e ndryshme të mjekëve për shkaqet e vdekjes që i kanë çuar drejt kallëzimit në Polici.
Sipas tyre bluzat e bardha një herë thënë që 31 vjeçarja pësoi trombozë dhe herë atak kardiak.
Bashkëshorti i të ndjerës Leonard Malaj, i cili është polic në burgun e Fierit nuk pranoi të sqarojë pretendimet, ashtu sikurse edhe mjeku Eduart Kapaj që trajtoi rastin.
Policia e Fierit e pyetur për rastin bëri me dije se materialet ia ka kaluar prokurorisë për të vlerësuar nëse do të nisë një hetime për ngjarjen tragjike.
Lexo dhe: Sondazhi IV kombëtar, Noto & RTV Ora: Opozita thellon avantazhin përballë Ramës, PD rritje, PS rënie