Bllokimi i Rinasit, Meta: Edhe në protestën për vrasjen e Klodianit mua më akuzuan si organizator, unë isha me Covid

Nga Vlora presidenti Meta lidhur me çështjen e bllokimit të aeroportit të Rinasit u shpreh se vetëm një i marrë si Rama mund t'ia bëjë vendit të tij një gjë të tillë.

Sipas Metës, edhe në protestën për vrasjen e Klodian Rashës, Rama akuzoi presidentin si organizator të të rinjve, edhe pse ai ishte me Covid.

Meta: Vetëm një i marrë mund t'ia bëjë vendit të tij. Ju e dini kur persona të papërgjegjshëm që ai motivon për dhunë ndaj popullit, polici vranë të riun Klodian Rasha, dhe Stresi me një thirrje i rrëzoi gjysmën e qeverisë më akuzonte mua se ishte organizator të minorenëve ndërkohë unë, ta dini ju dhe unë, isha me Covid. Por unë nuk flisja se vuanin shumë njerëz me Covid në atë kohë e nuk doja as të shmangia vëmendjen nga problemet e tjera, por kjo është një shaka shumë e rëndë.