Reali dominon Liverpoolin, Man. City fiton me vuajtje
Spektakël dhe gola dhuroi përballja e parë çerekfinale mes Real Madrid dhe Liverpool në stadiumin "Alfredo Di Stefano", teksa spanjollët triumfuan me rezultatin 3-1.
Skuadra e Zidane e nisi më mirë ndeshjen me disa raste për shënim të cilat i konkretizoi në minutën e 27' me Vinicius Junior i cili u shërbye mjeshtërisht me një top të gjatë nga Kroos dhe mes dy mbrojtësve arriti të mposhtë Becker, 1-0 për vendasit. Këta nuk u mjaftuan por gjetën edhe golin e dytë me Asensio i cili përfitoi nga një kthim mbrapa i topit nga Arnold te portieri dhe sulmuesi spanjoll e shmangu brazilianin, 2-0 për Los blancos.
Në fraksionin e dytë, skuadra e Klopp rrit presionin dhe me Salah në 51' shkurton diferencën pasi topi i vjen në këmbë në zonë dhe i duhet vetëm të mposhtë Courtois. Pavarësisht reagimit të "The Reds", madrilenët hidhen sërish përpara dhe me Vinicius Junior, cili është më i miri i mbrëmjes, gjejnë dhe golin e tretë, 3-1 dhe me këtë rezultat mbyllet sfida që sigurisht favorizon Realin drejt kalimit në gjysmëfinale.
Në duelin tjetër të mbrëmjes, Man. City nuk e pati të lehtë dhe fitoi me veshtiresi 2-1.
Vendasit kaluan në avantazh falë golit të De Bruyne në fillim të ndeshjes dhe pavaresisht lojes me te mire se kundërshtari, u barazuan në 84' nga Reus. Falë vendosmërisë, Citizens gjetën në momentet e fundit golin e avantazhit me Fosen por fati i kualifikimit tashmë mbetet i hapur dhe do të vendoset pas 90' minutave të dy