Asnjë masë për ndërtimin e aksit Borsh-Himarë, prej 3 muajsh e kalueshme në një aks
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2021, 19:21
Aksi rrugor Borsh-Himarë, mbetet ende i dëmtuar në një pjesë të tij. Shirat e rrëmbyer të fillim janarit, shkaktuan rrëshqitje të dheut, duke e lënë segmentin rrugor funksional vetëm në njërin sens kalimi.
Pas 3 muajsh, rruga është gërryer edhe më shumë, duke e bërë të rrezikshme për automjetet që kalojnë çdo ditë.
Firma Salillari nuk ka filluar ende punë për rehabilitimin e këtij segmenti rrugor.