Maliqi: Rama porosit Gjiknurin ta bëjë tërmet në 25 prill që të vjedhë vota hapur
Kandidati i LSI-së në qarkun e Beratit Lefter Maliqi përmes një postimi në Facebook shkruan se Rama porosit Gjiknurin që të bëjë tërmet më 25 prill.
Sipas Maliqit kjo është një porosi që të vjedhë hapur vota dhe shtoi se Berati është veshur i gjithi me uniformën e Opozitës së Bashkuar.
Maliqi: Ndërsa Kryerilindasi vazhdon porosit Gjiknurin të bëjë tërmet më 25 Prill, pra të vjedhë vota hapur fare, ne takojmë qytetarë të ndershëm që votën ia japin ndryshimit të madh. Pranë nesh afrohen qytetarët pa asnjë lloj interesi, sepse më 25 Prill do votojnë për veten dhe familjen e tyre. Berati është veshur i gjithi me uniformën e Opozitës së Bashkuar dhe më 25 Prill do të luajë vetëm për të fituar, dhe kupa i takon vetëm atij, sepse ne do punojmë për Shqipërinë dhe shqiptarët, jo për qeveritarët dhe oligarkët. Të bashkuar për një qëllim, me 3 mandate e nisim me LSI-në!