Gjiknuri: Fitorja e Partisë Demokratike do të sillte ngrirjen e projekteve

Në Vlorë Damian Gjiknuri ka kërkuar votën më 25 prill, me qëllim sipas tij për të përfunduar projektet e investimeve të nisura, ashtu si kreyesocialisti drejtuesi politik në këtë qark u shpreh se fitorja e Partisë Demokratike do të sillte ngrirjen e projekteve.

“Bllafaqohem me çdo qytetar të vij dhe ta vëmë për ballë Vlorën para 8 viteve me Vlorën tani. Të gjithë gjërat që janë nisur në rrugë të mbarë këta duan ti kthejnë mbrapsht. ”- tha ai.

Në një bashkëbisedim me vajzat dhe gratë Gjiknuri theksoi rëndësinë e angazhimit të tyre më 25 prill.

“Gratë janë si ajo qesja e çajit, do ta provosh se sa të forta janë fute në ujë të nxehtë. Kanë durim dhe forcë, dhe mendoj se këtu qëndron një forcë e madhe edhe e Vlorës. Gratë janë të forta për të përballuar çdo lloj situate . ”-tha ai.