"Ishte mirë ai i kërnackave, ju kanë sjellë atë të Babales", Rama bën antifushatë kundër Salianjit në Korçë

Kryeministri Rama nuk e ndali as në Korçë linçimin e kandidatëve për deputetë të partisë kundërshtare.

Për të bindur korçarët që ti japin votën dhe se nuk ka më të mirë se ai dhe ekipi i tij, Rama tha se PD ka çuar në qytetin e serenatave autorin e video-regjistrimit "Babale".

Rama: Më mirë sesa ne në këtë vend, më të gjitha metat që kemi, më mirë se në për Korçën këta nuk gjejnë dot. Ishte njëri këtu i kërnackave, dhe merreshim me të. Ishte yll bote. Tani kanë sjellë këtu atë të 'Babales'.Do të hapni ndonjë qendër këtu për video këtu në Korçë?Do të punësoni njerëz për përgjime, manipulime videosh?Përse do ta votoni? Më thonë jo mos u merr me ata ti, ku e ke programin? Programi ynë është vizioni ynë dhe kush do ta konsultojë vizionin të shkojë Korçën dhe të hedhë sytë kudo ku kemi vënë dorë. Ne nuk i ndahemi deri në fund gjërave që marrim përsipër, program,i ynë është puna. Ne nuk flejmë gjumë.Programi ynë është durimi dhe besimi.Nëse duan të dijnë se çfarë do të bëjmë në të gjithë sektorët ne kemi planin tonë të veprimit. Ne nuk kemi plan elektoral që tu themi të gjithëve çfarë duan të dëgjojnë. Ata nuk kanë lidhje me urbanizmin, modernizimin, me të bukurën, kështu janë gatuar dhe nuk ndryshojnë. Janë një sallatë ruse që u vjen era qepë dhe raki.

Kryesocialisti Rama porositi edhe njëherë qytetarët që të mos votojnë me tifozllëk në 25 prill.

Rama: Nëse ju shfaqemi në ekrane le ta ndërrojnë stacionin.Të shkosh të votosh pas berihait vetëm se këta nuk i duam, janë arrogantë se ky vishet me çitjane, nuk mban kollare dhe të japësh votën për të paguar taksë, taksën e sheshtë e kanë pasur këta, ishte 10 e kanë bërë 9. Ky është tifozllëk që të kushton, fleta e votimit nuk është biletë për stadium, është autorizim për interesat e tua, një kontratë pune.Kur duhet të ngjisësh gomarin në pyll për të marrë dru nuk e shikon as nga veshët, as nga ngjyra. E shikon sa mban ngarkesë.Nuk merr gomar blu me zor që të të lërë drutë rrugëve. Blu mund të lyesh kuzhinën, banjën, të duket vetja sikur je në det kur bën dush. Po për hir të ngjyrës të lësh drutë rrugëve?

Gjatë fjalës së tij Rama akuzoi edhe njëherë Bashën dhe PD-në se po rrezikojnë jetën e qytetarëve me grumbullimet në shkelje të masave anti-Covid, me shpresën se kjo do tu hapë sytë zgjedhësve të pavendosur.

Rama:  Uragani i Noc Rrokut. Ankthi im sa herë shoh ato shfaqje është çfarë vjen mbrapa. Një lidership që nuk mendon çfarë vjen mbrapa kur vendos për hapat që hedh nuk i duhet dreqit jo më një vendi të tërë. Dreqit nuk i duhet. Ne nuk e zgjedhim dot opozitën, është aty një realitet i jetës demokratike. Këto mbase u vlejnë atyre që janë të lëkundur, mbase u vlejnë edhe atyre që janë mbështetës të atyre partive që përbëjnë atë shportën me karavidhe që quhet opozitë këtu dhe nuk kanë minimumin e përgjegjshmërisë shoqërore. Aq herë e kanë shpërdoruar besimin, si mund t'u delegohet besimi këtyre njerëzve?