Çuçi: Vaksinimi fryt këmbënguljes së madhe të Ramës, mandat i tretë për të vazhduar reformat

Në një takim me banorët e Labovës së Madhe në Gjirokastër, drejtuesi politik i PS në këtë qark Bledi Cuci tha se qeveria ka përballuar me sukses sfidat që solli tërmeti dhe pandemia.

Nisja e vaksinimit masiv është arsye e mjaftueshme tha ai që më 25 prill ky proces të mos ndërpritet.

“Vetëm nisja e procesit të vaksinimit masiv, është arsye e mjaftueshme që më 25 prill ky proces të mos ndërpritet dhe qeveria Rama të vazhdojë planin për çlirimin e vendit nga një virus që ka kushtëzuar jetesën e çdo individi prej më shumë se një viti. Sigurimi i një sasie kaq të madhe dozash, është fryt i një këmbënguljeje të madhe të kryeministrit Rama dhe i një bashkëpunimi të shkëlqyer të qeverisë me partnerët e Shqipërisë, që asnjë qeveri tjetër nuk do të mund ta arrinte.”

Çuçi shprehu sigurinë se Partia Socialiste do të fitojë zgjedhjet dhe do të përfundoje reformat e nisura.

Për investimet në zonë, Çuçi sqaroi projektin e një unaze që lidh Labovën e Madhe me Çajupin, duke krijuar në këtë mënyrë një perspektivë për zhvillimin e agroturizmit.