Ecejaket e partive për fletën e votimit, Yuri Kim po ju vëzhgon

Kur kanë mbetur vetëm 22 ditë nga 25 prilli ende nuk është e qartë si do të jetë fleta e votimit për votuesit.

Shkak po bëhen mosdakordësitë e partive politike lidhur me përmbajtjen e saj.

Sot në mesditë KAS pranoi kërkesën e PS-së që fleta e votimit poshtë siglës së partisë të ketë numra. Por një vendim I tillë është njoftuar nga PD se do të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor.

Ky ishte dhe një shqetësim që u  shpreh dhe nga komisioneri shtetëror, Ilirjan Celibashi, i cili i kërkoi Kolegjit Zgjedhor që ta marrë në shqyrtim sa më parë.

Duket se kjo çështje ka shqetësuar edhe ambasadoren e SHBA-së e cila rreth orës 15:00 reagoi me një postim në tëitter.

"Është absolutisht kritike që autoritetet të sigurojnë rregullat dhe termat e zgjedhjeve – në fakt dhe në perceptim – të jenë transparente. Çdo gjë tjetër do të ishte në dëm të votuesve dhe një hap pas në demokraci" shkruan Kim.