Fleta e votimit vijon të mbetet pezull, ecejake nga KQZ në KAS e tek Kolegji Zgjedhor
Fleta e votimit mbetet pezull. Komisioni i Ankimieve dhe Sanksioneve pranon kërkesën e Partisë Socialiste duke rrëzuar fletën e votimit me emra e cila ishte propozuar edhe nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.
Sipas vendimit të KAS, bie fleta e votimit me emra kandidatësh dhe vendoset për fletën me numra.
KAS ka rrëzuar dhe kërkesën e Partisë Demokratike, që kërkoi që fleta e votimit të jetë me numra dhe emra, por të renditura në mënyra vertikale dhe jo horizontale.
Partia Demokratike nga ana e saj e ankimoi vendimin në Kolegjin Zgjedhor.
Lexo dhe: PD: Rama po përpiqet të manipulojë me çështjen e logos, ka turp nga emrat e kandidatëve të PS
KAS ka vendosur edhe ndryshimin e logos së Bindjes Demokratike, pasi ngjante me atë të PD.
Ecejaket e partive për fletën e votimit, Yuri Kim po ju vëzhgon
Pas Yuri Kim reagon edhe ambasadori britanik: Fletët e votimit të dakordësohen në kohë