110 mln euro Becchetit, Ahmetaj premtoi se nuk do të paguhet asnjë kokërr leku
"Ç'e keni këtë histori, jo asnjë kokërr leku s'do marri."
Me këtë deklaratë Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj tentoi të përgënjeshtronte lajmet në mediat për humbjen e Shqipërisë përballë Françesko Beketit.
Madje i ftuar në muajin mars në Opinion ai shprehet se pronari i "Agon Channel" nuk do të marrë asnjë lek nga buxheti i shtetit
"Asnjë kokërr leku" - tha Ahmetaj
Vetëm një vit më pas, për buxhetin e shtetit shqiptar vjen një tjetër lajm i keq. Apeli i arbitrazhit ndërkombëtar detyron Shqipërinë të paguajë plot 110 milionë euro.
Trupa ndërkombëtare e ka konsideruar mbylljen e Agon Channel një vendim të pastër politik.
Në fakt gjithçka nisi pas lajmeve kritike ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Beccheti jo pak herë ka deklaruar se ka qenë i kërcënuar qoftë publikisht apo dhe përmes telefonit.
E në këtë rast për tekat e një kryebashkiaku të gjithë shqiptarët do të duhet të paguajnë shumën marramendëse.
Opozita ka kërkuar tashmë nisjen e hetimeve nga SPAK apo prokuroria.
Por edhe këtë radhe drejtësia hesht përballë kostove të larta që vijnë nga vendimet politike.