Rama flet për kreun e PD: Gjatë takimit në 2017-ën, kisha frikë se e zinte gjumi

Kryeministri Edi Rama, pjesën më të madhe të fjalimeve të tij para mbështetësve e përqendron tek kundërshtari i tij politik Lulzim Basha. Gjatë një takimi elektoral në Bylis të Mallakastrës, Rama u ndal për minuta të tëra tek Basha, duke e ironizuar si njeri që nuk punon dhe vetëm flenë gjumë.

Kryeministri Edi Rama, mban shënim thuajse cdo lëvizje të kreut të opozitës Lulzim Basha, për ta komentuar dhe ironizuar në takimet elektorale që zhvillon.

Nga Bylysi në Mallakastër, kreu i Partisë Socialiste, përmendi marrëveshjen e 2017-ës me Bashën, duke u shprehur se ka bërë gjithçka që atë të mos e zinte gjumi.

"Kur bëmë marrëveshjen e 17 majit. Përdora të gjithë arsenalin tim të barcoletave që të mos e zinte gjumi në tavolinë.  Ç'do bëja unë pastaj ta prisja gjithë natën deri sa të zgjohej",

Kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt vendi do të dalë nga ajo që e quajti  "tuneli sfilitës" i pandemisë.

"Dhe në mes të luftës kur je duke parë fitoren, kur je duke parë se po  del nga tuneli i pandemisë, kur je duke parë se sezoni turistik mund të jetë i lehtësuar, kur je duke parë që zinxhiri i infektimeve po këputet."

Në fjalën e tij, Rama iu drejtua biznesmenëve që kanë bindje të djathta, të cilëve u tha se nëse votojnë për PD në 25 prill, ‘do i shtojnë vetes taksën e sheshtë 9%”.