Devijon sërish trafiku në sheshin “Shqiponja”, ja si do të jenë hyrje-daljet e automjeteve në Tiranë
Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka njoftuar se do të ndryshojë sërish mënyra e qarkullimit të mjeteve në sheshin “Shqiponja” për hyrjet dhe daljet nga Tirana.
ARRSH bën me dije se hyrja në Tiranë për përdoruesit që vijne nga Durrësi (Casa Italia) do të mundësohet nëpërmjet Tunelit Nr. 3 për drejtimin në rrugën “Teodor Keko”, ndërsa ata që duan të vazhdojnë drejt Zogut të Zi do të lëvizin në Tunelin Nr. 4.
Gjithashtu për daljet nga Tirana që nisin nga rruga “Dritan Hoxha” do të përdoret devijimi në rrugën pranë Bankës “Credins” në afërsi të “Sheshit Shqiponja”.
Rruga “Dritan Hoxha” do të aksesohet dhe nga rruga “Teodor Keko”.
Dalja nga Tirana do të jetë e pa ndryshuar, e cila do të mundesohet si nga Rruga “Teodor Keko” në drejtim të Durrësit ashtu edhe nga Rruga “Dritan Hoxha” në drejtim të Durrësit.
Për daljen nga rruga “Dritan Hoxha” do të përdoret devijimi në rrugën pranë Bankës “Credins” në afërsi të “Sheshit Shqiponja”.