Basha takon banorët e njësisë 1: Ekonomia çlirohet më 25 prill
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar takime ditën e sotme në njësinë 1, në Tiranë.
Kreu i opozitës tha se vendi do të çlirohet nga depresioni ekonomik dhe social, vtëm kur të largohet Edi Rama.
Basha premtoi se ndryshimin të parët që do e ndjejnë do të jenë pensionistët dhe biznesi I vogël.
“Të gjithë bashkë ja kemi dal, të gjithë bashkë do ja dalim prapë. Duke mos harruar prindërit tanë, pensionistët. Me rritje pensionesh, me fashën e energjisë që do ta paguani me çmim më të ulët, me rimbursimin e plotë të ilaçeve që të keni një jetë me dinjitet për të gjithë atë sakrificë që keni bërë për ne. Të uroj shëndet, mbarësi dhe të gjithë bashkë më 25 për ndryshimin dhe për fitoren. “
Edhe tre javë dhe të gjithë bashkë do të bëjmë të mundur ndryshimin, të parët që do e ndjeni do të jetë ekonomia, do të jetë biznesi i vogël dhe familjet shqiptare. “
Në Tiranë kreu i opozitës, Lulzim Basha, vizitoi edhe një familje, që kanë kaluar Covid-in. Ata u shprehën se Covidi-n e kanë kaluar në shtëpinë e tyre dhe të gjitha shpenzimet i kanë mbuluar vet.
Basha kërkoi mbështetjen masive duke votuar numrin 9, për t’i dhënë jetë këtij ndryshimi.
Ai gjithashtu përsëriti zotimin e Partisë Demokratike që parashikon mbështetjen financiare për të gjithë ata persona që COVID-in e kanë mbuluar me shpenzimet veta.