Celibashi hedh votën e parë elektronike

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka hedhur votën e parë për parlamentaret e vitit 2021.

Në fakt nuk bëhet fjalë për zgjedhje reale por për testimin e identifikimit dhe votimin elektronik që për herë të parë në Shqipëri do të realizohet në njësinë 10 në Tiranë, ku në listën e zgjedhësve janë rreth 25 mijë persona

Për Celibashin procesi është i thjeshtë ndaj dhe u shpreh optimist për realizimin në 25 prill.

Pikërisht kjo do të jetë zona ku do të dalin dhe rezultatet e para

Në të njëjtën kohë me testimin e votimit elektronik kas shqyrtoi ankesën e partive për formën e fletës së votimit për të cilën ilirian celibashi ka zgjedhor renditjen e partive dhe nën to emrat e kandidatëve.

Pas debateve, u vendos rrëzimi i fletës së miratuar prej Celibashit.

Nga ana e saj PD e ankimoi. Nisur nga kjo Kryekomisioneri kërkoi të përshpejtohet procesi PD ka vendosur të ankimojë në kolegj edhe këtë vendim