Rama 'thumbon' opozitën': Saliu si gogol, Meta vjen vërdallë dhe thotë burg, burg

Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi që ka bërë ditën e sotme në Bylys me qytetarët, ka sulmuar sërish opozitën.

Rama, ka krahasuar Berishën me gogolin, ndërkohë për Presidentin Ilir Meta, ka thënë se di të përmend vetëm fjalën burg, duke shtuar se kreu i shtetit ka frikë.

"Fle Luli por nuk fle Saliu, as Iliri. Nuk fle Monika. Se demokratët, nuk e kuptoj dot si mund ta bëjnë, kur voton Lulin dhe është njësoj si “Kinder”. E hap dhe të del xhindi. Po jo 1, tre. Të ngec në fyt grupi i xhindeve. Më thonë pse i thua Gjino? Po se është Gjinua, shikojeni si e nxjerrin në dasma. Saliu rri e fshihet pas qytetarit dixhital. Ilir vjen vërdallë dhe gjithmonë e thotë fjalën burg. Duket sikur i nxjerr frikën vetes.

Monika shkon filxhan më filxhan. Në Vlorë kanë filluar dhe nuk bëjnë fushatë por kallëzime për çdo punë. Thonë do e çojnë në prokurori. Do çojnë çdo gjë në Prokurori. Le t’i çojnë por do bllokohet çdo gjë. Edhe vaksinimi! Kush do t’i gjejë vaksinat? Luli. Është tmerr. Nuk është për të qeshur se çfarë mund të ndodhë me drejësijnë. "- ka thënë Rama.