Aksident në aksin Elbasan-Metalurgji, lëndohet një person, niset drejt spitalit

Aksident në aksin Elbasan-Metalurgji.

Burime për 'Ora News', bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë 3 automjete.

Si pasojë e aksidentit,  një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spitalin e Elbasanit për ndihmë. Paraprakisht raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po merret me hetimet e mëtejshme të rrethaneve të aksidentit.