Meta, Basha dhe Kryemadhi i përgjigjen thirrjes së Leonardo di Caprios: Nuk do lejojmë HEC-e në Vjosë

Pas thirrjes së aktorit të njohur Leonardo Di Caprio, drejtuar politikanëve shqiptarë për mbrojtjen e Lumit Vjosë, ka ardhur reagimi i Presidentit Meta,  kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryetares së LSI, Monika Kryemadhi.

Lexo edhe- DiCaprio sërish thirrje politikanëve shqiptarë për Vjosën: Të bëhet park kombëtar, lumi më i madh i egër në Evropë

Meta duke falenderuar aktorin ka rishpërndarë postimin e tij në twitter.

"Ne jemi të vendosur, deri në 25 Prill, të mos lejojmë me mjete demokratike ndonjë vendim arbitrar për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Vjosa" shkruan Meta.

Të njëjtën gjë kanë bërë dhe Basha dhe Kryemadhi në Instagram.

‘Edhe unë mbështes Vjosa Park Kombëtar Tani! Faleminderit Leonardio Di Caprio dhe të gjithë aktivistëve në mbrojtje të natyrës tonë dhe të burimeve natyrore nga duart e qeverisë. 25 Prilli është një betejë që Shqipëria të jetë shtëpi për të sotmen dhe të nesërmen e fëmijëve tanë’ shkruan Kryemadhi.