Rama: Laçi ka potencial për turizëm fetar, laçianët të lëshojnë shtëpitë me qira gjatë pelegrinazhit
Kryeministri, Edi Rama, deklaroi nga Lezha se Laçi ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik për sa i përket peligrinazhit fetar, por kjo edhe për faktin e rindërtimit që po bëhet në qytet pas dëmtimeve të kryera nga tërmeti.
Rama u propozon laçianëve që të vënë në dispozion shtëpitë e tyre përgjatë 13 të martave të pelegrinazhit ashtu si banorët në bregdet gjatë sezonit veror.
"Po të shkosh në Laç është e paimagjinueshme ajo që po ndodh në Laç. Në sytë e tyre nuk kishte shpresë, pas tërmetit. Edhe ai që donte të besonte, pa më paragjykuar fare përball asaj katastrofe thoshte mund te ketë me gjithë mend ky por kjo është e pamundur. Akoma puna është në mes. Sot ne ishim ne Laç dhe duke qenë se ishin një nga ato të martat e ciklit të të martave të shenjta u detyruam të qëndrojmë në rradhë, duke qenë se unë gjithmonë respektoj radhët në rrugë, pasi shoferët e mi e dinë shumë mirë se marrin gjobë nëse nuk respektojnë semaforin. Laçi ka një potenacial të jashtëzakonshëm turistik për shkak të peligrinazhit fetar. Nesër Laçi do të jetë një pikë qëndrimi të ketë realisht interes që njerëzit të vënë në dispozicion shtëpitë njësoj siç i vënë shtëpitë njerëzit në bregdet kur është sezoni veror gjatë gjithë periudhës kur janë të martat e shenjta."- tha Rama.