Ju flet Moska: A do të ketë qeveri PS-PD pas 25 prillit, nëse po në interes të kujt

Emisioni "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora foli mbrëmjen e sotme rreth mundësisë për një bashkëqeverisje PS-PD pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Myftaraj: Është folur në media që pas zgjedhjeve të 25 prillit do të ketë një aleancë midis PS dhe PD, një aleancë qeverisëse sipas modelin gjerman ku kancelarja Merkel qëndron në pushtet me një aleancë që e ka bazën midis partisë së saj dhe Partisë Social Demokrate.

Madje është folur që kjo aleancë do të ndodhë edhe nëse një nga dy partitë e mëdha fitojnë shumicën qeverisëse. Është thënë se  ndërkombëtarët nuk kanë shumë dëshirë që Edi Rama në mandatin e tretë të qeverisë vetëm, mandati i tretë është një gjë e re në Shqipëri. Në përgjithësi ata liderë në vendet ish-komuniste që kanë kapërcyer në mandatin e tretë janë parë nga Brukseli dhe Uashingtoni pak si autokratë, kështu ndodh me Orban në Hungari. Edhe Rama duket se do ta pranojë si sfidë politike bashkëqeverisjen në mandatin e tretë.

Edi Ramës në asnjë rrethanë nuk do ti pëlqente një qeverisje PD-LSI. Po kështu nuk mundet të bëjë përsëri si në 2013 një koalicion me LSI. Nëse do të ndodhë në interes të kujt do të jetë?

Shikoni videon e emisionit për analizën e plotë.