Në radhë për vaksinën anti-Covid, qytetarë nga Mali i Zi, Maqedonia e Bosnja dynden drejt Serbisë
Dyndje njerëzish në Serbi, qytetarë nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje & Herzegovina presin në radhë për të marrë vaksinën antiCovid
Dyndje njerëzish në Serbi.
Ditën e sotme, mijëra qytetarë nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje & Herzedovina, janë nisur drejt Serbisë për të marrë vaksinën kundër Covid-19.
TheGuardian, shkruan se qytetarët janë nisur drejt Serbisë, pasi autoritetet e këtij vendi kanë njoftuar të gjithë qytetarët e huaj që do të udhëtojnë në fundjavë për vaksinim në Serbi do e përfitonin atë falas.
Siç shihet në foto, në qendat e vaksinimit në Beograd, janë krijuar radhë të gjata, ku njerëzit presin për të marrë vaksinën, kundër sëmundjes vdekjeprurëse.
“Ne nuk kemi vaksina. Unë erdha këtu për t’u vaksinuar. Ne jemi shumë mirënjohës sepse mund të vaksinohemi më shpejt sesa në Maqedoni,” tha një qytetar.
“Ne nuk kemi vaksina. Unë erdha këtu për t’u vaksinuar. Ne jemi shumë mirënjohës sepse mund të vaksinohemi më shpejt sesa në Maqedoni,” tha një qytetar.
“Nuk bën ndonjë ndryshim, Bosnja apo Serbia. Nuk ka rëndësi, ” tha një qytetar tjetër.