Sot pritet që të vijnë dozat e para të vaksinave AstraZeneca në Kosovë

Sot pritet që të vijnë dozat e para të vaksinave AstraZeneca në Kosovë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropë, Hans Kluge, përmes një përgjigje në Twitter.

Kluge përmes një cicërime ka konfirmuar shkurt se sot do të vijnë vaksinat e para në Kosovë.

Bëhet fjalë për vaksinat AstraZeneca, që në Kosovë do të vijnë nëpërmjet programit “COVAX”.

Drejtori u pyet dje se kur do të vijnë vaksinat në Kosovë, ndërsa përgjigja e tij ishte e shkurtër dhe e qartë “Nesër”.