"Djali kërkon babin" momentet e dhimbjes në familjen e Arjan Salës, i shkon dhe Rama

Në familjen Sala janë hapur dyert për të pritur njerëzit për ngushëllim pas humbjes së djalit të tyre 32 vjeçar Arjanit.

Po sot pranë tyre ishte iedhe kryeministri EdI Rama, i cili i dorëzoi atyre titullin “Dëshmor Atdheu”

Një moment dhimbjeje për familjen Sala, babain, nënë, nusen e re dhe të gjithë familjarët.

Në një moment e veja e Arjanit ka treguar momentin e vështirë kur djali i vogël jo më shumë se 5 vjeç priste t’i vinte i ati nga puna.

"Ishte ora që vinte i ati dhe nuk dija çfarë ti thoja" tregon gruaja e re.

Kryeministri tha se Arjani ka bërë një heroizëm të madh dhe të rrallë në këto kohë, teksa siguroi për mbështetje për familjen e tij të vogël dhe fëmijën.

“Ka shpëtuar shumë njerëz, fatkeqësisht me çmimin e jetës së tij, por ka bërë vërtetë një heroizëm të madh dhe shumë të rrallë në këto kohë. Natyrisht që jeta është pa çmim dhe nuk kthehet, por sidoqoftë është detyra jonë ta nderojmë dhe ta vlerësojmë dhe vendosëm ta shpallim ‘Dëshmor të Atdheut’. Do ta mbështesim me sa kemi mundësi familjen e tij të vogël dhe fëmijën.

Një shumë të vogël për familjen, këto të gjitha më shumë në shenjë respekti sesa bëjnë ndonjë ndryshim”, deklaroi Rama, teksa duke iu drejtuar prindërve të Arjanit shtoi se “trim e ka bërë zemra dhe edukata që i keni dhënë”.